Arsenal u mund 1-0 në fushën e BATE Borisov në ndeshjet e para me eliminim direkt në Europa League. Një ndeshje që vështirëson kualifikimin e “Gunners” për në raundin tjetër.
Në statistika kjo ishte përballja e dytë e bjellorusëve me një ekip anglez dhe në të dyja rastet kanë fituar. Everton ishte viktima e parë në një ndeshje për Europa League në vitin 2009. Asokohe Shkodran Mustafi sapo kishte shkuar te klubi nga Liverpool dhe luajti si zëvendësues në atë humbje.
Bate Borisov have only ever won against English clubs TWICE in their history.
Everton in 2009
Arsenal in 2019Shkodran Mustafi played in BOTH matches! 😂😂😂 pic.twitter.com/8XYguaHLyk
— Footy Accumulators (@FootyAccums) February 15, 2019
Tani, në vitin 2019, shqiptaro-gjermani u rikthye të luajë sërish ndaj BATE, këtë herë me fanellën e Arsenalit dhe sërish doli i mundur. Medieve angleze nuk iu ka shpëtuar ky detaj dhe kanë dërguar një mesazh tek trajneri Emery për ndeshjen e kthimit në Londër.
Të shohim nëse mbrojtësi do e thyejë “mallkimin”, apo trajneri do tregohet supersticioz dhe do e ulë në stol.







