Shkodran Mustafi nuk pëlqehet nga shumë tifozë të Arsenalit, të cilët besojnë se qendërmbrojtësi me nënshtetësi gjermane nuk është mjaftueshëm i mirë për të qenë titullar në skuadrën e tyre.
Qendërmbrojtësi Shkodran Mustafi u transferua në Arsenal në vitin 2016 për rreth 40 milionë euro, duke u bërë njëri nga mbrojtësit më të shtrenjtë në histori.
Ai e nisi mjaft mirë karrierën në Londër, mirëpo tifozët ankohen për gabimet që ai i bën gjatë ndeshjeve.
Një transferim gjatë afatit kalimtar të verës duket i mundshëm sepse Mustafi ka cilësi të mira si qendërmbrojtës dhe ka shumë potencial. Megjithatë, ai i bën disa gabime të cilat tani janë grumbulluar në një video.
https://twitter.com/Abhimeyang/status/1113872608024518660?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1113872608024518660&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Ftifozi-i-arsenalit-publikon-videon-me-gabimet-me-te-medha-te-mustafit%2F
Deri më tani, në këtë sezon të Premierligës, ai i ka shkaktuar dy penallti dhe në të dyja rastet ato penallti i kushtuan Arsenalit fitoren.







