Shkëputet kontrata me kompaninë që furnizohet me infuzione nga Serbia

Për shkak të vonesave në liferim të infuzioneve, SHSKUK ka shkëputur kontratën me kompaninë që furnizonte me tretje fiziologjike nga Serbia.

Zyra për informim në SHSKUK, e cila përmes një përgjigje me shkrim, ka konfirmuar se kompanisë i është shkëputur kontrata me arsyetim se ka pasur vonesë në liferim të mallit, shkruan Gazeta Express.

Sipas kësaj zyre, SHSKUK ka udhëhequr procedurat e prokurimit dhe tashmë është lidhur kontratë e re dhe gjatë javës pritet furnizimi dhe stabilizimi në furnizim me tretje fiziologjike.

Me kontratën e re të lidhur nga SHSKUK, furnizimin do ta bëjë një kompani me tretje fiziologjike Braun nga Gjermania.