Shkëndija është vetëm 90 minuta larg kualifikimit në skenën e madhe të Ligës së Evropës. 
Shkëndija fitoi 2:1 të enjten mbrëma në Shkup ndaj Ludogoretsit në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Evropës. 

Liridon Latifi (30’) dhe Besart Ibrahimi (60’) realizuan për Shkëndijën, ndërsa Deroy Duarte (17’) shënoi për Ludogoretsin. 

Ndeshja e kthimit luhet në Bullgari javën e ardhshme.