Ndryshimet klimatike

Shkencëtarët zbulojnë 11 qytetet që brenda 80 viteve do të jenë të pajetueshme

Një projekt shkencor mbi efektin që ndryshimi i klimës globale mund të ketë në botë, të kërcënuar nga stuhitë ekstreme, përmbytjet katastrofike, valët e nxehta e thatësira e ka bërë më të qartë por edhe më të frikshme atë se çfarë na pret në të ardhmen.

Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike ka parashikuar që temperaturat globale mund të rriten për 1.5 gradë celsius deri në 2040-ën, raporton BusinesInsider,

Në të ardhmen, shumë qytete do të përballen me përmbytje apo nxehtësi ekstreme, potencialisht fatale për to.

Duke pasur parasysh këtë, shkencëtarët kanë zbuluar vendet që do të kenë kushte të papërballueshme për njerëzit deri në vitin 2100.

Qytetet e listuara më poshtë, do të jenë të pajetueshme nga njerëzit deri në 2100-ën.

1. Miami – 3.3 milionë banorët e saj mund të ballafaqohen me përmbytje katastrofike

2. New Orleans – mund të jetë krejtësisht nën ujë gjithashtu.

3. Chicago – shumë shpejtë mund të përballet me një valë nxehtësie fatale.

4. Dubai – deri në 2070 temperaturat mund të arrijnë një nxehtësi të lartë, të rrezikshme për njerëzit.

5. Abu Dhabi – gjithashtu deri në 2070-ën pritet të përballet me nxehtësi të lartë e të papërballueshme për njerëzit.

6. Jakarta, Indonezi – mund të zhytet nën ujë deri në 2050-ën.

7. Shanghai – mund të përballet me temperatura të larta e fatale nga 2070-ta.

8. Beijing – smogu mund të kërcënoj jetueshmërinë në këtë qytet.

9. New Delhi, Indi – për shkak të smogut, njerëzit do ta kenë shumë të vështir të jetojnë në të. Do të kenë dhimbje koke gjatë gjithë kohës e të vjella.

1O. Bangladeshi – Është një nga vendet më të rrezikuara nga ndryshimet klimatike, dhe i cili është duke u përballur me valë të nxehtësisë ekstreme e tashmë po lufton me përmbytje shkatërruese.

11. Lagos, Nigeri – kërcënohet nga rritja e nivelit të detit, ndërsa është parashikuar se në këtë qytet brenda 10 viteve mund të vdesin mbi 260 mijë njerëz nga përmbytjet.

loading…