Shkencëtarët pretendojnë se njerëzit nuk mund të infektohen dy herë nga COVID-19

Studiuesit në qendrën e Koresë së Jugut për sëmundje dhe parandalim (CDC), pohojnë se është e pamundur që coronavirusi të riaktivizohet në trupin e njeriut dhe kjo mund të ofrojë shpresë në luftën kundër pandemisë.

Njerëzit me coronavirus nuk mund të infektohen nga sëmundja dy herë, kanë pohuar shkencëtarët në Korenë e Jugut, shkruan Daily Star.

Studiuesit në qendrën e Koresë së Jugut për sëmundje dhe parandalim (CDC), pohojnë se është thjesht e pamundur që COVID-19 të riaktivizohet në trupat njerëzorë.

Sidoqoftë, Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar vendet kundër përdorimit të “pasaportave të imunitetit”, të cilat ishin menduar ti jepeshin personave të cilët ishin të infektuar me COVID-19.

Këto teorikisht do t’u jepen njerëzve njerëzve që kanë kapërcyer coronavirusin, duke supozuar se janë imunë dhe të testojnë pozitivisht për antitrupa.