Kthehen në Ukrainë 20 të burgosur ukrainas që u liruan gjatë një shkëmbimi me të burgosurit rusë.

Ata u mbajtën nga forcat ruse në Olenivka dhe në rajonet e pushtuara përkohësisht, në Zaporizhzhia dhe Kherson.

“Si rezultat i procesit të negociatave për shkëmbimin e sotëm, 20 ushtarakë rusë u kthyen nga territori i Ukrainës, i kontrolluar nga regjimi i Kievit”, tha sot Ministria ruse e Mbrojtjes, raporton Skynews, transmeton Klankosova.tv

Ndryshe, shefi i zyrës së presidentit ukrainas, Andriy Yermak, ka ndarë pamje gjatë këtij shkëmbimi të të burgosurve.

“Kemi arritur të çlirojmë 20 persona nga robëria. Këto janë 20 histori të heronjve”, shkroi ai në Twitter.