Pasditja e së enjtes së 5 shtatorit e gjeti lagjen “Mati 1” me një ngjarje të pazakontë. Të shtëna armësh janë dëgjuar përgjatë rrugës “Muharrem Fejza” diku 500 metra pasi futesh në të prej rrethit pranë EULEX-it.

Të dëmtuar nga këto të shtëna dolën katër persona. Deri tash nga QKUK është konfirmuar një viktimë, ndërsa tre të tjerët janë duke u trajtuar.

Nga ajo që marrim vesh ne në terren, thuhet se dy pronarë tokash të një kompleksi banesor kanë shkëmbyer zjarr mes vete si pasojë e mosmarrëveshjes.

Në këtë shkëmbim zjarri e kanë pësuar edhe dy persona tjerë, që thuhet nga dëshmitarët se kanë qenë punëtorë.

Në vendin e ngjarjes viktimat janë marrë dhe janë dërguar për tretman, kurse një armë e tipit Kallashnikov AK-47 ka mbetur në vend të ngjarjes./Ndërtimi.info/

loading…



Chat conversation end
Type a message.