Shkëlzen Gashi s’e harron zantin, dy dola për Colorado (VIDEO)

Sulmuesi i përfaqësueses së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi rikonfirmohet si sulmuesi i parë dhe bomberi i ekipit amerikan të Colorado Rapids.

Kosovari ishte protagonist kryesor në fitoren e skuadrës së Colorado Rapids me rezultatin 0-3 ndaj Las Vegas Lights, në miqësoren e zhvilluar këtë të shtunë, me dy gola personal, në këtë fazë përgatitore.

Shkëlzen Gashi u transferua në MLS te Colorado Rapids në vitin 2016 nga Basel, ku numëron 14 gola në 3 sezone, teksa përgatitet të nisë edicionin e tij të katërt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndeshja e fundit në të cilën Gashi është aktivizuar me kombëtaren kuqezi daton në 6 shtator të vitit 2016, përballë Maqedonisë, e fituar me rezultaitn 2-1 nga Shqipëria.