Shkëlzen Gashi pensionohet nga futbolli

Futbollisti shqiptar, Shkëlzen Gashi, ka njoftuar pensionimi nga futbolli.

Ishte vetë lojtari që përmes një postimi në faqen zyrtare në “Instagram” njoftoi se në fund të sezonit do t’i varë këpucët.

“Përshëndetje të gjithëve. Ka ardhur koha të ju informoj që kapitulli im i futbollit do të mbyllet në fund të këtij sezoni. Dua të falënderoj klubet e mija dhe bashkëlojtarët për momentet e paharruara dhe të suksesshme. Një falënderim i madh shkon për familjen time dhe shokët për mbështetjen. Jam shumë i entuziazmuar për të ardhmen dhe çdo gjë që do të vijë. I juaji Shkeli”, shkroi ai.


34-vjeçari aktualisht është pjesë e Aaraus në ligën e dytë të Zvicrës, teksa më parë karrierë ka bërë edhe tek Bellinzona, Schaffauseni, Xamaxi e Zuerichu, Baseli në Zvicër, kurse në ligën MLS në SHBA, ishte pjesë e skuadrës Colorado Rapids.

Kujtojmë që me Përfaqësuesen e Shqipërisë, Gashi ka 16 paraqitje, duke shënuar vetëm një gol.