Shkëlzen Gashi i kërkon përballje televizive Enver Hasanit: Të lutem shumë hajde në debat, merre me vete edhe llaptopin

Analisti Shkëlzen Gashi e ka ftuar në një përballje televizive Enver Hasanin, ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës.

Gashi dhe Hasani u përfshin në një ballafaqim në distancë me njëri-tjetrin javën e kaluar. Debati mes tyre ndërlidhej me figurën e Xhafer Devës.

Gashi, tha sot se Hasani, disa vite më parë, në dy raste ka refuzuar përballjet në debat.

“E treta e vërteta: Enver Hasani, të lutem shumë, hajde në debat televiziv në emisionin ‘Pressing’ të autorit Leonard Kerquki dhe debatojmë për të gjitha. Merre me vete llaptopin dhe librat, ama librat lexoji paraprakisht”, tha ai.

Postimi i Gashit:

E FTOJ ENVER HASANIN NË DEBAT TELEVIZIV

Në janar të vitit 2008, autori i emisionit ‘Konfront’, Arton Konushevci, më pat ftuar në emision me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhajn, dhe Rektorin e Universitetit të Prishtinës, Enver Hasanin. Pak para se të fillonte emisioni, Enver Hasani e mori vesh se edhe unë do të jem në panel dhe iku i shashtrisur, e për rrjedhojë u anulua emisioni. Ekzistojnë xhirimet. Nuk kam pa në jetë njeri më të shashtrisur.

Dhjetë vjet pas, në nëntor të vitit 2018, autori i emisionit ‘Puls’, Mefail Bajqinovci, më ftoi që të jem në emision me ish Rektorin e Universitetit të Prishtinës, Enver Hasanin, për të diskutuar për Universitetin e Prishtinës. Mirëpo, disa orë para emisionit, Bajqinovci më njoftoi se Hasani e ka anuluar pjesëmarrjen.

E treta e vërteta: Enver Hasani, të lutem shumë, hajde në debat televiziv në emisionin ‘Pressing’ të autorit Leonard Kerquki dhe debatojmë për të gjitha. Merre me vete llaptopin dhe librat, ama librat lexoji paraprakisht