Shkëlqimi pas “vënitjes” i Mentor Mazrekajt, “Rilindja” e yllit të “shuar”

Mentor Mazrekaj është lojtari kyç këtë vit tek “KF Laçi” në formë.

I njohur si Menqa, lojtari ndër më cilësorët në trojet shqiptare, pas shkëlqimit me Partizanin para disa vjetësh, u “vënit”për shkak të lëndimeve dhe për një kohë të gjatë nuk arriti ta rimarrë vetën, duke kaluar një periudhë të dështuar më Fc Prishtinën, jo më mirë edhe më Fc Ferizajin gjatë sezonit 2018/19, si dhe një periudhë “prove” tek Kf Llapi por pa paraqitje, është rikthyer në superligën e Shqipërisë për të treguar se vjetët janë vetëm numra, transmeton Ballkani.info.

Menqa ka folur ekzkluzivisht për Ballkani.info pas paraqitjeve të jashtëzakonshme dhe barrën e liderit tek Kf Laçi.

Ai ka thënë se ndjehet vërtetë i rilindur dhe se i kishte munguar kjo rilindje.
Kur shkëlqimi i tij vjen pas një periudhe si kjo, lojtarët me patjetër ndjehen të rilindur dhe janë të etur për më shumë, shkruan Ballkani.info.

“Vjetët janë vetëm numra” tha ndër tjerash Mazrekaj.

Intervista e plotë e Mazrekajt me gazetarin Zgjim Veliu vijon më poshtë:

Ballkani.info: Cilat janë synimet e Mazrekajt me Laçin këtë sezon?

Menqa: Synimet e mija me Kf Laçin janë minimum në mos më shumë, kupat e Evropës.

Ballkani.info: Menqa i rilindur përkundër vjetëve, a premton akoma më shumë në të ardhmen?

Menqa: Patjetër që kam kapacitet për më shumë, vjetët janë vetëm numra.

Ballkani.info: A mund ta mbajë përsiper barrën e Laçit si lider në ekip, Mentor Mazrekaj?

Menqa: Unë jam i kalitur për sfida, normalisht që karriera ime më ka mësuar të bartë çdo barrë, sigurisht se jam I gatshëm të bartë edhe barrën e liderit tek Laçi.

Ballkani.info: Si ndjehet Menqa pas “rilindjes”?

Menqa: Ndjehem me gjithëmend si i rilindur, më kishte munguar edhe mua një rilindje e tillë./BALLKANI.INFO/