Shkëlqeu me dy gola, Coman lëndohet sërish

Coman është në dyshim për ndeshjen e Champions League, që Bayern Munichu e zhvillon të martën me Liverpoolin.

Kingsley Coman ka shkëlqyer mbrëmë kundër Augsburgut, duke shënuar dy gola në fitoren 3-2 të Bayernit.

Por, lojtari u largua me dhimbje nga fusha në fund të ndeshjes, lajm aspak i mirë ky për Niko Kovacin, i cili shpreson të mos jetë diçka serioze.

“Sipas doktorëve, nuk duket shumë mirë për momentin. Do të bëjë (sot) ekzaminime mjekësore për të kuptuar më shumë, shpresoj të jetë i gatshëm për të martën”, deklaroi Kovac.