Shkëlqen Di Maria me dy supergola, Mbappe rikthehet me gol VIDEO

Paris Saint Germain e ka mposhtur 4-1 Nicen, për t’i rrëmbyer pikët e plota në Ligue 1.

Angel Di Maria, ish futbollisti i Real Madridit, ka shkëlqyer të premten mbrëma kundër Nice, duke realizuar dy gola të bukur, për t’a ndihmuar PSG-në të fitojë 4-1.

Angel di Maria shënoi dy gola të bukur që në pjesën e parë.

Fillimisht shënoi për 1-0 në minutën e 15-të, derisa realizoi për 2-0 një gol edhe më të bukur, parabolë.

Në pjesën e dytë, derisa PSG-ja po tentonte dhe nuk po gjente golin, Ignatius Kpene Ganago realizoi për 1-2 në minutën e 67-të.

Më pas, në atë të 74’ dhe 77’, Wylan Cyprien dhe Christophe Herelle u ndëshkuan me kartonë të kuq.

Kjo ua lehtësoi punën mysafirëve që shënuan më pas edhe dy herë.

Fillimisht në minutën e 88’ shënoi i rikthyer nga dëmtimi, Kylian Mbappe, ndërsa për 4-1 shënoi në vazhdime Mauro Icardi.

loading…