Shkeli policin me veturë dhe iku nga vendi i ngjarjes, detaje për ngjarjen e mbrëmshme në Pejë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për të dyshuarin që e goditi një polic me veturë, mbrëmë në Vitomiricë të Pejës, dhe më pas iku nga vendi i ngjarjes.

Policit të lënduar i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa policia ka bërë bastisjen e objekteve përcjellëse të të dyshuarve.

“Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë e gjuetisë, 15 copë fishekë dhe një karikator i zbrazët”, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

FAJDE, SULM NDAJ PERSONT ZYRTAR, SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/ Fsh. Vitomiricë, Pejë 13.04.04.2021-17:50. Gjatë veprimeve hetimore policia në teren, kane operuar me qëllim të sigurimit të provave materiale për arrestimin e një të dyshuari mashkull kosovar . I dyshuari me automjetin e tij nis vrullshëm në drejtim të dy zyrtarëve policor dhe e godet me automjet njërin prej zyrtarëve policor duke i shkaktuar lëndime trupore. Zyrtarit iu është ofruar tretman mjekësor. Nga ana e policisë është bëre bastisja e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë e gjuetisë, 15 copë fishekë dhe një karikator i zbrazët. Policia është në kërkim të personit të dyshuar i cili gjendet ne arrati. Me konsultim me prokurorin rasti është inicuar si më lartë. Rasti është duke u hetuar.

Lidhur me rastin policia ka lëshuar mbrëmë një kërkesë për bashkëpunim, me ç’rast ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij.