Arben Taravari, gjatë një konference për media, bëri të ditur se Aleanca për Shqiptarët ka vendosur në mënyrë unanime të kalojë në opozitë.

Ai shpjegoi vendimin duke përmendur disa arsye kyçe, mes tyre edhe dështimin për të përmbushur pritshmëritë që ishin krijuar ndaj koalicionit VLEN.

Ai theksoi në veçanti hejqen e badenterit dhe mos sjelljen e një ligji të posaçëm për përfaqësim të drejtë.

“Qeveria disi humbi rrugën drejt BE-së. E shihni, situata në administratën shtetërore, ka një margjinalizim të jashtëzakonshëm dhe një tendencë që shqiptarët të margjinalizohen. Aleanca për Shqiptarët do të vendosë nesër ose pasnesër të largohet nga qeveria. Kur të gjithë vrapojnë për të hyrë në qeveri, ne jemi mësuar të largohemi nga qeveria. Po largohemi nga qeveria për t’u rikthyer më të fortë, veçanërisht në vetëqeverisjen lokale, dhe pastaj në qeverinë qendrore”, tha Taravari.

Taravari aktualisht është ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Koalicioni VLEN ishte formuar me bekimin e Albin Kurtit kundër BDI-së së Ali Ahmetit. /Ballkani.info/