Shkatërrohet banda e mashtruesve tajlandezë, një prej tyre i arrestuar në Tiranë

Një person i konsideruar mjaft i rrezikshëm nga autoritete tajlandeze është ekstraduar së fundmi nga Shqipëria, pasi ishte arrestuar në shtator të vitit të shkuar në Tiranë.

Sipas autoriteteve tajlandeze, bandë mashtruesish të cilët operonin nga vende të ndryshme, duke nisur nga Tirana e deri në Dubai, për call-centerave, telefononin qytetarët e tyre dhe nën shantazhin se paratë e tyre rezultonin se përdoreshin për trafik droge, ju kanë marrë disa pasuri.

Zëdhënësi i zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Tajlandë, Prayuth Phetkhun, theksoi se ditën e mërkurë është ekstraduar nga Shqipëria shtetasi tajlandez Tzu Yuan Kuo, i cili ishte arrestuar në 27 shtator të vitit të kaluar në Tiranë.

Tzu Yuan Kuo, akuzohet se me disa persona të tjerë përmes rrjetit VOPIP “zë mbi IP”, mashtronin me anë të telefonatave qytetarët nga Tajlanda, Malajzia dhe Japonia.

Disa tajlandezë kanë rënë viktima të anëtarëve të bandës, të cilët u maskuan si zyrtarë gjykate, zyrtarë poste, oficerë policie, zyrtarë të Departamentit të Hetimit Special, zyrtarë kundër pastrimit të parave, oficerë të shtypjes së drogës dhe zyrtarë të bankës qendrore.

Prayut tha se banda kryesisht i mashtronte viktimat e tyre duke thënë se llogaritë e tyre bankare ishin të përfshira me paratë e drogës. Gangsterët më pas kërkonin të dhëna personale nga viktimat, si emrat, numrat e kartave të identitetit, numrat e kartave të kreditit, numrat e llogarisë bankare dhe numrin në anën e pasme të kartave të tyre të kreditit.

Gangsterët gjithashtu do të mashtronin viktimat e tyre për t’i detyruar ata të transferojnë para.

Prayuth tha se OAG kishte ngritur një padi penale kundër Kuo dhe bashkëpunëtorëve të dyshuar në mungesë në vitin 2018 përpara se të lëshoheshin urdhërarrest kundër tyre nga Gjykata Phra Khanong dhe Interpoli. /abcnews.al/