Shkak pakënaqësitë, vjen edhe një dorëheqje në degën e PDK në Prizren

Kryetari i nëndegës së PDK-së në Prizren, Xhafer Ahmetaj ka dhënë sot dorëheqje nga kjo pozitë.

Ahmetaj përmes Facebook-ut ka thënë se kjo dorëheqje e tij vjen si shkak i pakënaqësive ndaj kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj.

Siç thotë ai, ka parë një neglizhim ndaj një propozimit të tij dhe 3 nëndegëve të regjionit.

“Pra, ato që na premtoj kryetari, nuk erdhën në shprehje as kriteret, e as profesionalizmi, (por jaranat). Me keqardhje them se unë nuk mund të jem pjesë e këtij ekipi, andaj pushoj çdo aktivitet timin në PDK, (gjatë këtij mandati) pra do ta kundërshtoj gjithmonë (hapur) çdo kënd që shkel mbi parimet që vet i cakton e premton (qoftë edhe prindi im)”, ka thënë ndër të tjerash Ahmetaj.

Kujtojmë se ditë më parë, nga PDK ka dhënë dorëheqje ish-deputeti Nezir Çoçaj, si dhe një asamblist i cili ka kaluar si i pavarur.