Një hotel i njohur në Lubjanë, ku ka qëndruar së fundmi kombëtarja portugeze, ka nxjerrë në ankand shtratin në të cilin ka fjetur një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave në botë. Çmimi fillestar është 5000 euro.

Në fund të marsit, Cristiano Ronaldo (39) vizitoi Slloveninë me kombëtaren e tij, kur vendasit fituan 2:0 në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Stozice”, transmeton Ballkani.info.

Mirëpo, drejtuesit e hotelit, ku kanë qëndruar kampionët e Evropës nga viti 2016, kanë ardhur me një ide interesante, e gjitha me qëllim të aksionit humanitar. Ata vendosën që paratë e fituara nga shitja e krevatit, mbi të cilin flinte golashënuesi i famshëm, do të përdoreshin për të ndihmuar fëmijët.

– Vendosëm të organizojmë një surprizë të veçantë në të cilën mund të marrin pjesë të gjithë fansat e Ronaldos. Nuk e di se kur do të kemi një mundësi tjetër për të pritur Cristianon në Slloveni. Në një ankand special do të ofrojmë shtratin në të cilin ka fjetur ylli i Portugalisë. Ju urojmë fat të gjithëve – tha zëdhënësi i hotelit në Lubjanë. /Ballkani.info