Shishe e të shara, Hermoso përplaset me ultrasit e Atletico

Atletico Madrid u mposht në shtëpi nga Villarreal dhe në fushë pati tension mes futbollistëve. Veç kësaj, Mario Hermoso u përplas me ultrasit e skuadrës.

Ai u tërbua prej ofendimeve që ata patën ndaj Grizmann, ndërsa më pas ultrasit i kujtuan Hermosos që ka luajtur me rivalët e tyre të përjetshëm, Real Madrid.

Lojtari nuk u përmbajt dhe u vërsul drejt tribunës, por stjuartët e shmangën përplasjen mes tyre. Drejt tij u hodhën edhe shishe plastike, por që nuk e kapën. /Demokracia.com