Shikoni vaskën dy herë përpara se të futeni në të: Ja çfarë gjetën ky çift (FOTO)

Një çift nga ShBA-të mori një surprizë kur gjeti një grup të arinjve të zinj që pushonin në vaskën e tyre të nxehtë në një kasolle rurale.

Elizabeth Strickland dhe i dashuri i saj Travis, vizituan një kabinë në qytetin e Gatlinburg, pranë maleve Appalachian më parë këtë javë.

Çifti u zgjua të premten në mëngjes nga tingujt e arinjve në sallonin e tyre.

“Pashë njërin nga arinjtë duke u shëtitur rreth një cepi të sallonit”, tha Strickland për WKRN.

Çifti tha se pritën që arinjtë të përfundonin argëtimin dhe të largoheshin, me qëllim që të futeshin ato më pas.