Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona për shkak të një përleshje që ndodhi në mesin e tifozëve gjatë ndeshjes Z Mobile Prishtina – Golden Eagle Ylli që u zhvillua në palestrën sportive të Rahovecit.

“Gjatë zhvillimit të ndeshjes ka filluar një incident mes shikuesve në tribuna, kjo ka bërë që policia të intervenojë dhe të arrestojë shtatë (7) të dyshuar. Gjatë intervenimit dy policë kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ballkani.info më herët publikoi një video ekskluzive kur tifozët nga Rahoveci “Vreshtarët” ia kanë marrë transparentin tifozëve të Yllit nga Suhareka, “Xhebrailave”.

Pas kësaj ka shpërthyer përleshja, por që shpejt është ndërprerë meqë ka ndërhyrë Policia e Kosovës.

Mirëpo, në një video tjetër të siguruar nga Ballkani.info, disa tifozë shihen në toaletin e Palestrës në Rahovec. Ata e presin një tifoz që duket se është i “Xhebrailave” të Suharekës, pasi që mban vesh xhup me ngjyra të këtij tifo grupi.

Sapo del tifozi, tre persona e godasin fort në fytyrë dhe trup, duke i shkaktuar lëndime. Dëshimtarët i kanë thënë Ballkani.info se sulmuesit, me fytyra të mbuluar, janë tifoz të grupit “Vreshtarët” nga Rahoveci, mirëpo ky pohim mbetet i pakonfirmuar.

https://www.youtube.com/watch?v=NAm9TEOY0lg&feature=youtu.be&fbclid=IwAR08CsrMepJBV-cAVmz4N1BLhbGdtmtNmgDwO60Y4UuBzXMsow7dOJ8uyoY

Prishtina e ka fituar këtë ndeshje dhe është plasuar në finale ku do të ndeshjet me Rahovecit në “Final 8”.

Rahoveci mposhti Ponte Prizrenin dhe në finale të Kupës do të përballet me Prishtinën. /Ballkani.info/

Lexoni edhe: VIDEO ekskluzive: Momenti kur “Vreshtarët” ua marrin transparentin “Xhebrailave” të Suharekës