Pas tensioneve të fundit në Lindjen e Mesme ndërmjet SHBA-ve dhe Iranit, të dyja këto po mundohen të tregojnë forcën e tyre ushtarake përmes deklaratave dhe disa herë edhe me ndonjë video.

Vrasja e gjeneralit iranian të forcave ‘Quds’, Qassem Soleimani nga droni i ushtrisë amerikane ishte pasoja që solli këto veprime të të dyja palëve, shkruan Ballkani.info.

Në internet qarkullojnë shumë video ku shfaqet fuqia e ushtrisë më të fuqishme në botë, asaj amerikane, për të cilën Shtetet e Bashkuara shpenzojnë hiç më pak se 700 miliardë dollarë në vit.

Më poshtë mund të shihni një nga këto videot:

https://www.youtube.com/watch?v=nj9gyRiN05c&fbclid=IwAR2oc68PlQSY1ma_Pjg0as2OJpki1H5pdTiV7GXdX5EfmGbzfAQA9Mthg3I