Shikoni golin që shqiptari i shënoi Juventusit, por që VAR e anuloi

Në ndeshjen mes Juventusit dhe Veronës të kësaj të shtune pati një episod të veçantë. Në minutën e 21-ë, ku mbrojtësi shqiptar i Veronës, Marash Kumbulla devijoi saktë me kokë krosimin e Gynter dhe çoi topin në rrjetë, por gjyqtari i takimit e anuloi golin i ndihmuar nga pamjet e VAR-it.

Gjyqtarët konstatuan se 19-vjeçari ndodhej në pozicion jashtë loje gjatë aksionit të golit për pak centimetra. Pikërisht këtë ditë Kumbulla ka ditëlindjen dhe mbush 20 vjeç. Ai kërkohet nga ekipet më në zë të Italisë por edhe nga Dortmund në Gjermani dhe Manchester United në Angli. Vlera e tij në merkato ka rritur 20 milionë euro.

Rezultati aktual është 0-0, pjesa e parë ka përfunduar. Nga minuta e parë në lojë është ylli kosovar i Veronës, Amir Rrahmani. /Ballkani.info/