Kur tashmë një pjesë e madhe e rrugës Prishtinë-Podujevë është asfaltuar dhe lëvizja e automjeteve bëhet pa problem, ka mbetur një segment aty që po iu shkakton tortura vozitësve.
Bëhet fjalë për një pjesë të rrugës në Lupç që ka mbetur nën mëshirën e motit!
Kompania përgjegjëse për asfaltimin e këtij loti që përfshinë këtë segment është “Bageri”.
Prandaj qytetarët që e “rrahin” çdo ditë këtë rrugë, sigurisht se mllefosën kur arrijnë në Lupç, pasi që rruga është me gropa dhe pa asfalt. Kjo bëhet edhe më e rëndë kur ka reshje shiu dhe bore si sot. /Ballkani.info/








