Shihni se çfarë amateri është trajneri i Arsenalit VIDEO

Humbja nga Tottenhami duket të jetë një kafshatë që nuk kapërdihet lehtë nga tifozët e Arsenalit, drejtuesit e këtij klubi, e aq më shumë për trajnerin Mikel Arteta i cili asesi nuk po mund ta nxjerr skuadrën nga rezultatet negative të këtij sezoni.

Përkushtimi i Artetas në zonën e tij dukej mjaft i madh gjatë gjithë ndeshjes, por duket se një gjë të tij nuk e kishin edhe lojtarët në fushë.

Me dy kundërsulme të shpejta, skuadra e Jose Mourinhos realizoi dy gola dhe siguroi tre pikë shumë të rëndësishme në rrugën drejt titullit.

Mediat në Angli po raportojnë për disa mosmarrëveshje mes trajnerit dhe lojtarëve. Tek goli i parë i realizuar nga Son thuhet se lojtarët nuk iu bindën urdhërave të trajnerit, kurse tek goli i dytë i realizuar nga Harry Kane ndodhi një tjetër moment interesant.

Arteta kishte përgatitur zëvendësimin e mesfushorit Thomas Partey dhe derisa lojtari po largohej nga fusha, vjen kundërsulmi i shpejtë i Tottenhamit dhe duke parë rrezikun qe po i kanosej, Areta kërkon kthimin e Parteyt në fushë për të parandaluar atë aksion i cili gjithsesi që përfundoi me golin e anglezit Harry Kane.

Ky ishte momenti: