Shihet në San Siro mesazhi lamtumirës i Milanit për Ibrahimovic

Milani po përgatitet të ndajë rrugët me Zlatan Ibrahimovic dhe mesazhi i klubit për sulmuesin suedez është parë tashmë në stadiumin San Siro.

Kontrata e Ibrahimovic skadon këtë qershor dhe Ibra do të largohet nga kuqezinjtë pasi ka luajtur vetëm katër ndeshje këtë sezon.

Mesazhi i Milanit për sulmuesin e tyre është parë në San Siro dhe është zbuluar nga mediumi Calciomercato.com.

“Lamtumirë Zlatan”, shkruhet në pankartën e mesazhit lamtumirës.

41-vjeçari nuk do të jetë i disponueshëm nesër (e diel) në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Hellas Verona për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.

“Unë dhe Ibra kemi folur këto ditë, por ajo që u tha mbetet brenda nesh. Ai dhe klubi do të vendosin për të ardhmen”, ka thënë Stefano Pioli në një konferencë për shtyp sot (e shtunë) në lidhje me të ardhmen e sulmuesit legjendar.