Sherr mes Miss Kosovës e asaj të Rusisë në Miss Universe, rusja del me video duke e ofenduar kosovaren

Miss Universe Rusia, Alina Sanko, është shfaqur në një video të publikuar në rrjetin social Instagram, duke ofenduar për pamjen e tyre Miss-at e vendeve tjera të botës.

Në këtë video ajo përmend edhe Miss Universe Kosova, Blerta Veseli, të cilën e ka akuzuar se në fotografitë e saj përdorë shumë photoshop dhe facetune.

E kjo ka bërë që prezantuesja e emisionit ‘SHOW TIME’ të dorëzojë një ankesë në Miss Universe, që Miss Rusia të përjashtohet nga ky kompeticion.

Bukuroshja kosovare menjëherë ka gjetur mbështetje edhe nga drejtorët nacional të shteteve tjera, pasi që edhe ata kanë dorëzuar ankesat e tyre në organizatën e Miss Universe lidhur me këtë çështje.

Miss Rusia përveç Miss Kosovës, ka përqeshur edhe Miss-at e vendeve tjera, ku ndër të tjera, për Miss Universe Albania dhe Miss Universe Argentina, thotë se duken si transgjinorë.

E organizata e Miss Universe i ka kthyer përgjigje Miss Universe Kosova, njëherit prezantueses së ‘SHOW TIME’, duke thënë se do ta shqyrtojnë këtë çështje për brenda.

Miss Universe Rusia pritet që të përjashtohet nga kompeticioni, pasi që dyshohet se e njëjta ka përdorur gjuhë fyese kundër konkurrenteve tjera.