Sherr masiv në derbin Tirana- Partizani! Dalin pamjet e grushteve mes dy tifozerive

Ka plasur grushti në stadiumin Selman Stermasi në Tiranë!

Pak momente para nisjes së derbit mes Tiranës dhe Partizanit, tifozeritë e dy skuadrave të futbollit kanë nisur një sherr masiv.

Përplasja ka nisur në pjesën pas njërës prej portave të fushës. Sherri ka qenë aq masiv dhe i dhunshëm saqë është dashur ndërhyrja e forcave të politikë. Gjithçka nisi me hedhjen e sendeve të forta dhe tymuesve dhe më pas situata degjeneroi në dhunë fizike.