Demir Bajra, asambleist i Kuvendit Komunal të Malishevës është shëruar mbrëmë nga Covid-19.

Ai përmes një postimi në Facebook ka kumtuar lajmin duke thënë se pas 38 ditë qëndrimi në Infektive, dhe pasi dy herë doli negativ në test, tash është i shëruar plotësisht.

Bajra ka falënderuar mjekët dhe infermierët për kujdesin, si dhe krerët e Malishevës për përkrahjen, ndërsa ju ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.

Postimi i tij:

I falenderohem te madhit ZOT ,që sot me datë 22.04.2020 pas 38 ditëve qëndrim se bashku me bashkëshorten në Kliniken Infektive per shkak të diagnostifikimit me Covid-19, rezultuam negativ në testet e fundit dhe jemi zyrtarisht të shëruar.Me ketë rast kam falenderim të veqantë për: Profin Salih Ahmetin ku shpirti tij human pasqyrohej në vizitat e përditshme, Dr. Lindita drejtoreshë e Klinikës Infektive,një doktoreshë shumë e përkushtuar ndaj pacientëve si dhe angazhimin menaxherial të gjithë stafit mjekësor: Dr. Shemin,Dr. Valbonin,Dr. Blerten,Dr.Veliun,dajen Gëzim,Dr. Arbenin,Dr. Vera dhe Dr.Lirimin. Po ashtu Infermierët:Fitimin,Fetijen,ilirin,Gezimin,Feridin,Gjejronin,dhe motren Nurde dhe shumë të tjerë.