Seanca e thirrur nga LDK dhe LVV në lidhje me mosliberalizimin e vizave po vazhdon.

Shefi i grupit parlamentar të NISMAS SOCIALDEMOKRATE, Bilall Sherifi po mban fjalim në Kuvendin e Kosovës duke filluar me akuza ndaj LDK-së.

Sipas Sherifit do ta kuptonte këtë seancë sikur LDK të thirrte seancë për mosliberalizimin e vizave në vitin 2017 kur LDK ishte në pushtet.

“Do ta kuptoja këtë seancë sikur LDK ta thirrte një seancë të till gjatë vitit 2017”, tha Sherifi.

Poashtu Sherifi tha se po të votohej më herët Demarkacioni vizat do të liberalizoheshin në vitin 2018.

“Po të votonit Demarkacionit më herët vizat do të liberalizoheshin sepse tani janë zgjedhjet e brendshme në Bashkimin Europian. Pra me logjikë të gjithë këtu jemi fajtor nëse duhet kërkuar fajtorin”, tha Sherifi në fjalimin e tij.

Pozita po pretendon që mosliberalizimi vizave nuk ka lidhje me Qeverië, por me politikat e BE-së. /Ballkani.info/