Memoires Krasniqi

Sherifi: Limaj, ishte në kontakt edhe me PDK’në për koalicion, por nuk shprehen gatishmëri

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, thotë se koalicionin mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e kanë bërë një vit para zgjedhjeve në mënyrë që të koordinohen për planet drejt së ardhmes politike.

Sherifi tha se kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka qenë në kontakt edhe me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), por që këta të fundit nuk kanë shprehur gatishmëri për koalicion.

Këtë koalicion kemi vendosur që ta bëjmë kohë më herët. Limaj ka qenë në kontakt edhe me PDK-në edhe me AAK-në në një kohë të gjatë. Për shkak që PDK-ja nuk pati gatishmëri e them këtë hapur dhe publikisht, arsyen nuk e di, ata mund t’i shpjegojnë arsyet. Haradinaj, vazhdimisht ka kërkuar dhe i ka bë ofertë Limajt që të lidhim një koalicion. Ne e kemi bërë koalicionin në këtë kohë në mënyrë që të kemi kohë t’i bindim anëtarët që ky koalicion është i nevojshëm dhe i domosdoshëm, gjithashtu të hapim rrugë të bashkohen edhe formacione të tjera, siç u bashkuan”, tha ai në Tëvë1.