Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka shkruar në “Facebook” se Serbia nuk ka bërë përpjekje, por ka kryer gjenocid në Kosovë.
Ai ka përmendur vrasjen e mbi 10 mijë civilëve, dhunimin e mbi 20 mijë grave dhe një serë veprimesh kriminale të kryera nga forcat serbe në Kosovë të cilat nuk janë përpjekje, por janë gjenocid i kryer në Kosovë.
“Prandaj në Kosovë nuk ka pasur “PËRPJEKJE PËR GJENOCID”, por Serbia ka kryer gjenocid. Çdo njeri normal do të kishte dashur që të mos kishin ndodhur as vrasjet, as dhunimet, as dëbimet dhe as shkatërrimet dhe të kishin mbetur vetëm në kuadër të një “PËRPJEKJEJE PËR GJENOCID”. Fatkeqësisht ndaj popullit shqiptar të Kosovës u krye gjenocid”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Enver Hoxhaj dhe njerëzit që mohojnë gjenocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë, sipas tij, nuk e meritojnë votën e qytetarëve të Kosovës!
Postim i plotw: PËRPJEKJA PËR GJENOCID DHE GJENICIDI NË KOSOVË! Me normat e të drejtës ndërkombëtare parashihet dënimi edhe i akteve që mbesin pa u realizuar, pra si “PËRPJEKJE PËR GJENOCID”. Mirëpo në rastin e krimeve gjatë luftës në Kosovë vrasjet, dhunimet dhe shkatërrimet nuk kanë mbetur “në tentativë”, por janë kryer realisht nga forcat serbe. Serbia nuk ka bërë “PËRPJEKJE” për të vrarë, por ka vrarë mbi 10 mijë civilë shqiptarë (fëmijë, gra, pleq e plaka); Serbia nuk ka bërë “PËRPJEKJE” për të dhunuar, por ka dhunuar mbi 20 mijë femra shqiptare; Serbia nuk ka bërë “PËRPJEKJE” për të shkatërruar objektet shqiptare dhe ato që lidhen me identitetin tonë kombëtar, por i ka shkatërruar mbi 100 mijë shtëpi, shkolla, biblioteka, shtëpi kulture, objekte të kultit fetar (xhami, kisha, teqe). Serbia nuk ka bërë “PËRPJEKJE” për të dëbuar shqiptarët, por i ka dëbuar mbi 1 milion shqiptarë në funksion të spastrimit etnik të Kosovës! Po e theksoj edhe një herë! Me normat e të drejtës ndërkombëtare edhe nëse vetëm një njeri vritet, dhunohet seksualisht, dëbohet në funksion të një politike që synon shkatërrimin e një grupi kombëtar, etnik, fetar ose racor, atëherë kualifikohet si AKT GJENOCIDI! Në Kosovë NUK kemi VETËM NJË PERSON TË VRARË, POR MBI 10 MIJË TË VRARË, prej të cilëve rreth 1400 FËMIJË dhe 1800 GRA, Në Kosovë NUK kemi VETËM 1 FEMËR NDAJ TË CILËS ËSHTË USHTRUAR DHUNË SEKSUALE, POR MBI 20 MIJË FEMRA TË DHUNUARA NGA FORCAT SERBE! Në Kosovë NUK kemi VETËM NJË NJERI TË DËBUAR NGA SHTËPIA E TIJ, POR MBI 1 MILION SHQIPTARË U DËBUAN NGA VATRAT E TYRE NË FUNKSION TË SPASTRIMIT ETNIK TË KOSOVËS! Prandaj në Kosovë nuk ka pasur “PËRPJEKJE PËR GJENOCID”, por Serbia ka kryer gjenocid. Çdo njeri normal do të kishte dashur që të mos kishin ndodhur as vrasjet, as dhunimet, as dëbimet dhe as shkatërrimet dhe të kishin mbetur vetëm në kuadër të një “PËRPJEKJEJE PËR GJENOCID”! Fatkeqësisht ndaj popullit shqiptar të Kosovës u krye gjenocid! Enver Hoxhaj dhe njerëzit që mohojnë gjenocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë nuk e meritojnë votën e qytetarëve të Kosovës! Njerëzit e tillë nuk e meritojnë votën e familjarëve të mbi 10 mijë civilëve të vrarë shqiptarë gjatë gjenocidit që ka kryer Serbia në Kosovë; Njerëzit e tillë nuk e meritojnë votën e familjarëve të mbi 20 mijë femrave shqiptare ndaj të cilave është ushtruar dhunë seksuale gjatë gjenocidit që ka kryer Serbia në Kosovë; Njerëzit e tillë nuk e meritojnë votën e shqiptarëve të Kosovës që ishin objekt i politikës që kishte për qëllim shkatërrimin e tërësishëm apo të pjesshëm të shqiptarëve si grup i veçantë kombëtar, etnik apo fetar. Kosova ka nevojë për udhëheqës që kanë dëshmuar qëndresë dhe dije! Votoni Fatmir Limajn, Komandant Çelikun! Votoni NISMËN! Votoni 121 dhe bëhuni pjesë e projektit #MEÇLIRIMTARËT!







