Shërbimi Korrektues jep detaje për arratisjen e dy të miturve nga Burgu i Lipjanit, suspendohen zyrtarët

Mëngjesin e sotëm, nga Burgu i Lipjanit kanë ikur dy të mitur. Ndërsa si pasojë e kësaj, dy zyrtarë korrektues janë suspenduar nga puna. Shërbimi Korrektues i Kosovës në një komunikatë thotë se të miturit janë arratisur gjatë kohës së shëtitjes.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se sot në ora 09.05 minuta nga Qendra Korrektuese në Lipjan janë arratisur dy të mitur. Të miturit e arratisur ishin në vuajtje të masës edukuese-korrektuese. Të miturit janë arratisur gjatë kohës së shëtitjes. Me këtë rast janë suspenduar dy zyrtarë Korrektues”, thuhet në komunikatë.

Tutje, Shërbimi Korrektues thotë se për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës si dhe ndaj dy të miturve është lëshuar letër – rreshtim.