Shënon golin e parë si profesionist në moshën 14-vjeçare, merr vëmendjen e botës

Imagjinojeni ta shënoni golin e parë si profesionist në ndeshjen më të madhe në ligën elitare në vendin tuaj.

Tani, imagjinojeni ta bëni këtë në moshën 14-vjeçare.

Kjo ëndërr e pamundur u bë realitet për Fernando Ovelarin të dielën.

Ovelar, i cili pas dy muajve i mbush 15 vjet, e realizoi golin e parë për ekipin Cerro Porteno në super duelin e ligës elitare të Paraguait kundër rivalit të moçëm Olimpia.

Ai e shënoi golin e parë një javë pasi e bëri debutimin zyrtar për klubin.

Nestor Camacho, i cili e shënoi golin e barazimit për Olimpia në barazimin 2-2, është 31-vjeç, dy herë më i vjetër se Ovelar.

Ovelar është lojtari më i ri që paraqitet në ligën elitare të Paraguait, por jo 14-vjeçari i parë që shënon gol në futbollin profesionist.

Amerikani Freddy Adu – i cili cilësohej si Pele i ri – ishte vetëm 14-vjeç kur e shënoi golin e parë për DC United në Major League Soccer.

https://twitter.com/CoachGalvez/status/1059265242151059456?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1059265242151059456&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fsport%2Fshenon-golin-e-pare-profesional-ne-moshen-14-vjecare-merr-vemendjen-e-botes-592296%2F