Fernando Forestieri i ka dhënë golin e barazimit Sheffield Wed në ndeshjen jashtë fushe ndaj Rotherham në Championship-in anglez.

Sulmuesi argjentinas ka shënuar të dy golat në barazimin 2-2 të ekipit të tij, por ai i dyti në sekondat e fundit të takimit ishte tepër i veçantë.

Megjithatë, çfarë ndodhi më pas ishte akoma më e veçantë. Pas golit, një prej tifozëve miq zbret në fushë për të festuar me lojtarët.

Punëtorët e stadiumit e marrin për ta nxjerrë jashtë, teksa Forestieri është gjendur aty dhe ka nxjerr dorën për ta takuar.

Arbitrit nuk i ka pëlqyer ky gjest dhe i ka dhënë kartonin e dytë të verdhë duke e nxjerrë nga fusha.