Shënojnë Muhammedi dhe Jezusi, “paqe” në City-Liverpool VIDEO

Nuk ka fitues në ndeshjen kryesore të javës së 8 në Premier League.

Manchester City dhe Liverpool janë ndarë në një barazim 1-1, me të dy golat të shënuar në pjesën e parë.

Për miqtë shënoi Muhammed Salah në minutën e 13 nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në minutën e 31 barazoi për vendasit Gabriel Jesus.

Skuadra e Pep Guardiolas kishte një shans të artë në minutën e 42 për të marrë avantazhin, por belgu De Bruyne u tregua I pasaktë nga penalltia.

Me këtë pikë, Liverpool ngjitet në kuotën e 17 pikëve, në vend të tretë, po aq sa edhe Tottenham dhe 1 pikë më pak se Leicester kryesues.

Nga ana tjetër, Manchester City shkon në vend të 11, në kuotën e 12 pikëve.