Shënohet numri më i lartë i viktimave nga Covid-19 në Turqi që nga maji

Turqia ka shënuar numrin më të lartë ditor të të vdekurve nga koronavirusi që nga 17 maji, me 36 të vdekur, ndërsa janë regjistruar mbi 1500 raste të reja brenda 24 orëve të fundit.

Këtë javë shkalla e rasteve të reja është rritur ngjajshëm me shifrat e regjistruara gjatë qershorit, duke bërë që qeveria të vendosë masa për të parandaluar përhapjen e pandemisë, raporton The Guardian. 

Ministria e Shëndetësisë tregon një total prej 1,517 raste të reja të premten, duke e çuar numrin në 265,515. Numri më i lartë i të vdekurve në Turqi qëndron në 44 që u regjistruan më 17 maj.

Me 36 viktimat e fundit, numrit i përgjithshëm i të vdekurve në Turqi ka shkuar në 6,245.