Shënohet goli më i bukur në Euro 2020 – nga afro mesi i fushës

Patrick Shick ka shënuar golin më të bukur deri më tani në këtë Kampionat Evropian.

Republika e Çekisë është duke fituar 2-0 ndaj Skocisë në kuadër të Grupit D.

Goli i parë ishte i shënuar pikërisht nga Schick në minutën e 42-të, mirëpo ky i dyti ishte i një niveli tjetër.

Sulmuesi çek kaloi mesin e fushës, duke zënë portierin skocez jashtë portës së tij.

Gjuajtja doli të ishte e saktë, për të përfunduar kështu topi në rrjetë.