Shënohet dita tradicionale e vjeljes së mollës

Sot është shënuar manifestimi tashmë tradicional i vjeljes së mollës “Dita e Mollës”, për të katërmbëdhjetin vit me radhë në Kovragë.

Pjesë e aktivitetit ishte kryetari i komunës së Istogut Haki Rugova, përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Shoqatës “Pema” dhe qytetarë të shumë.

Kryetari Rugova tha se fermerët që kultivojnë molla, meritojnë përkrahje të vazhdueshme dhe se komuna që ai drejton është e gatshme që këtë përkrahje ta vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndryshe, organizimi i këtij manifestimi u bë nga shoqata “Pema” në Kovragë, nën përkujdesjen e Komunës së Istogut.

loading…