Prej 10 ditësh në pritje për të kryer një operacion.

Ky është denoncimi i bërë publik këtë të dielë nga deputetja e PD-së Albana Vokshi, e cila shkruan se qytetarëve shqiptarë u duhet të presin ende në rradhë për “rilindjen e shëndetësisë” së Ramës.

Statusi i plotë:

Shëndetësia falas!

Prej 10 ditësh pret një qytetar në pavionin e urologjisë në QSUT për të operuar babain. Ndërkohë që gjendja e të atit përkeqësohet vazhdimisht, stafi i QSUT e lë duke pritur me arsyen banale se nuk ka shtretër, apo me urdhër nga “lart” për pezullimin e të gjitha operacioneve. Pamjet që vijnë, tregojnë për rradhë të mëdha qytetarësh, që presin me orë e ditë të tëra për t’u operuar.

Shëndetësia “e rilindur” e Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut po iu kushton çdo ditë shqiptarëve shëndetin dhe jetën e tyre. Prandaj, me 16 Shkurt qytetarët duhet të ngrihen për t’i dhënë fund eksperimenteve të kësaj qeverie me shëndetin e tyre dhe të afërmve.