SHEMBULL: Kaçanikasit e presin me kafe gruan rome që u rrah brutalisht në Ferizaj e Lipjan (FOTO)

Gruaja rome e cila u sulmua gjatë dy ditëve të kaluara, është pritur në një kafene të Kaçanikut, me kafe dhe nën shoqërinë e qytetarëve.

Gruaja u sulmua dy herë, e ndërsa pamjet e sulmit ndaj saj kishin nxitur reagim në tërë Kosovën. Shumë qytetarë shprehën solidaritetin e tyre përmes internetit, ndërsa siç shihet në një foto të publikuar në rrjetin social Facebook, disa qytetarë këtë solidarizim e kanë treguar me vepra.

Ata e kanë pritur gruan në një kafene dhe i kanë shërbyer kafe.