Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot është shoqëruar nga vajza e tij, Adea, gjatë paraqitjeve në media. Fillimisht, Latifi zhvilloi një intervistë në Klan Kosova me gazetarin Fidan Jupolli, ndërsa mbrëmja do ta gjejë në një tjetër studio televizive.

Nga ora 20:15, ai do të marrë pjesë në debatin e radhës në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Latifi u shpreh mirënjohës për shoqërimin e vajzës, duke e cilësuar përvojën si të këndshme.