Kandidati për kryetar të komunës së Junikut nga radhët e LDK-së, Ruzhdi Shehu së bashku me anëtarët për kuvendin komunal, ka vizituar lagjet Gaxherr, Shalaj dhe Krraku, shkruan Ballkani.info

Shehu tha se, programi ynë qeverisës ka përfshirë projekte konkrete zhvillimore edhe për këto tri (3) lagje të respektuara të Junikut.

“Pas 17 tetorit, Komunën e Junikut do e qeverisni vet ju qytetarë e Junikut, ndërsa unë do të jem vetëm në shërbimin tuaj.” tha ai.

Shkrimi i plotë:

Të dashur junikas,

Së bashku me anëtarët për kuvendin komunal, dje dhe sot kemi vizituar lagjet Gaxherr, Shalaj dhe Krraku.

Programi ynë qeverisës natyrisht që ka përfshirë projekte konkrete zhvillimore edhe për këto tri (3) lagje të respektuara të Junikut.

Sa më shumë që po afrohet aq më madhështore po bëhet fitorja jonë me 17 tetor 2021.

Prandaj faleminderit të gjithëve për këtë përkrahje të sinqertë dhe pa rezervë. Pas 17 tetorit, Komunën e Junikut do e qeverisni vet ju qytetarë e Junikut, ndërsa unë do të jem vetëm në shërbimin tuaj.

Për ndryshimin dhe Junikun,Për LDK#160, për të gjithë.R.Sh