Shefi i UNMIK-ut në mbrojtje të rusit që vendosi veturën e tij si barrikadë kundër Njësisë Speciale në veri

Policia e Kosovës më 28 maj të këtij viti në aksionin e saj kishte arrestuar edhe dy zyrtarë të UNMIK-ut në Kosovë. Në mesin e tyre ishte rusi Mihajl Aleksandreviç Krasnoshchenkov, pasi kishte vendosur veturën e tij si barrikadë në mënyrë që të mos kalonte Njësia Speciale e Kosovës në veri.

Arrestimi i tij ishte pjesë e diskutimit të raportit të rregullt tremujor të KS të OKB-së për punën e UNMIK-ut në Kosovë, i cili po mbahet sonte në Nju Jork. Zanin Tanin, shef i UNMIK-ut, akuzoi autoritetet e Kosovës për arrestimin e dy zyrtarëve të misionit të OKB-së në Kosovë. Ai tha se sipas një hetimi të brendshëm të KB, të dy oficerët nuk ishin të lidhur me asnjë prej krimeve, dhe se ‘ata ishin arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që ata e identifikuan qartë veten si zyrtarë të UNMIK-ut’.

“Ne gjithashtu kemi prova të përdorimit të tepërt të forcës”, tha shefi i UNMIK.

Tannin gjithashtu tha se Policia e Kosovës, pa autorizim, ndaloi një automjet të UNMIK-ut dhe arrestoi zyrtarë ndërsa ata ishin në detyrë zyrtare.

“Autoritetet e Kosovës duhet të hetojnë dhe t’i mbajnë përgjegjës autorët,” tha shefi i UNMIK, duke thënë se ai tashmë kishte diskutuar këtë me autoritetet e Prishtinës.

Ndryshe, Krasnoshchenkov më vonë ishte liruar dhe ishte larguar nga Kosova.Ai u shpall person i padëshirueshëm, dhe kështu ai më nuk mund të hyjë në territorin e Kosovës.Vendimi ishte marrë më 31 maj të këtij viti, ndërkaq më herët për të ishte raportuar se paraprakisht ai kishte punuar për shërbimet sekrete të Rusisë.

loading…