Kreu i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës për pezullimin e licencës së biznesit për televizionin Klan Kosova.

Davenport ka thënë se një vendim i tillë e thellon shqetësimin e OSBE-së.

Ai ka shprehur besimin e tij se KPM në diskutimet e tij do të respektojë përgjegjësinë për të mbrojtur lirinë dhe pluralizmin e medias në Kosovë.

Today’s decision to confirm suspension of the @klankosova_tv business licence deepens our concern. I trust that in its deliberations the Independent Media Commission will honour its responsibility to safeguard media freedom and pluralism in #Kosovohttps://t.co/OTKYT9sriH

— Michael Davenport (@DavenportOSCE) July 28, 2023