Shefi i Louis Vuitton dëshiron ta blejë Milanin

Milani mund të bëhet me kryesi të re.

Bosi i Louis Vuitton, Bernard Arnault, thuhet se dëshiron ta blejë skuadrën e Milanit, për shumën e 1 miliard eurove.

Biznesmeni dëshiron që të blejë skuadrën në fund të këtij sezoni, nga pronari aktual, Elliott Mangement, shkruan ‘Il Messaggero’.

Por, Elliott duket se po heziton që ta shes skuadrën në këtë kohë, pas investimeve të kryera në verë.

Gjithashtu, Milani është duke investuar në punimin e stadiumit të ri, të cilin në vitet e ardhshme do ta ndërtojnë në bashkëpunim me Interin.

loading…