Shefi i kabinetit të Kurtit akuzon ashpër Kushtetuesen, gjyqtarëve ua vë një epitet

Luan Dalipi, shef i kabinetit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, ka reaguar pas vendimit të mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese që i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi për dekretin që e mandaton Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.

Dalipi është shprehur ashpër duke thënë se rendi demokratik në Kosovë është nën sulm.

Aii e ka quajtur “standard të dyfishtë” vendimin e Kushtetueses duke thënë se është shkelur edhe vullneti i popullit.

“Rendi demokratik në Kosovë nën sulm. Standard i dyfishtë nga një grusht njerëzish qëllimkeq duke përmbysur vullnetin e lirë të një populli. #DuamZgjedhje”, ka shkruar Dalipi.