Sefedin Fazliu

Shefi i emergjencës në Ferizaj: I mituri është në gjendje stabile, ishte shumë i shqetësuar për vrasjen e motrës

Shefi i emergjencës në Ferizaj, Sefedin Fazliu, i cili ishte edhe mjek kujdestar sot kur ndodhi vrasja e rëndë në Ferizaj, ka treguar për T7 se gjendja shëndetësore e të miturit, që sot mbeti i plagosur nga të shtënat që ia morën jetën edhe motrës së tij, është stabile.

“Pacientin e kemi pranuar rreth orës 15 me autoambulancë. Përmes radiografisë e kemi parë se në parakrahun e djathtë ka pasë plumb, të cilin e kemi larguar. Ai është në gjendje stabile është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

Ai tha se i mituri ka qenë “shumë i shqetësuar” meqë ka qenë dëshmitar i vrasjes së motrës së tij. Megjithatë, Fazliu tha se ai është pranuar në gjendje stabile./Express/