Sheffieldi mposht thellë Chelsean, i nxjerr telashe në rrugën për “Champions”

Sheffield United ka mposhtur thellë Chelsean 3:0 në xhiron e 35-të të Premier Leagues për t’i nxjerrë telashe në rrugën për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

David McGoldrick realizoi dy herë, ndërsa një gol u shënua nga Olivier McBurnie për fitoren e thellë të Sheffieldit ndaj “Bluve” të Londrës.

Chelsea mbetet i treti në tabelë me 60 pikë të tubuara. Megjithatë, me humbjen e sotme të Chelseat, Leicesteri që ka 59 pikë dhe Manchester Unitedi me 58 mund të shfrytëzojnë rastin për ta kaluar klubin londinez në tabelë, pasi të dyja kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.